Telenews

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim

loredana-flet-per-rastin-e-jozit-me-gjestin:-ishte-nje-pamje-e-forte,-e-papranueshme-dhe-une-distancohem-komplet-nga-ai-veprim

Loredana Brati u eliminua të shtunën nga Big Brother VIP Albania 4.

Ajo arriti deri në gjysmëfinale të këtij edicioni dhe u pëlqye tejet shumë për mënyrën se si e zhvilloi lojën në këtë format.

Në ‘Fan Club’ ka folur për herë të parë për momentin që doli nga shtëpia dhe për gjithë atë që ndodhi.

Foto: Screenshot/YouTube

Thekson se goditja që Jozi i bëri Gjestit ishte e papranueshme dhe se distancohet komplet nga ai rast.

“Akoma nuk ka patur zhvillim situata. Do kisha pritur të kaloja kohën pas Big Brother me Jozin, të kishim patur momentin tonë për të diskutuar për atë çfarë ka ndodhur, thjesht nuk ndodhi.

Ishte një pamje shumë e fortë që nuk është mirë që të shihet jo nga unë por nga asnjë, distancohem komplet nga gjesti që ka patur Jozi kundrejt Gjestit. Është e papranueshme”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse është penduar për raportin e krijuar me Jozin në Big Brother, ajo tha se nuk i bie pishman për asgjë.

“Nuk pendohem për asgjë në jetë. Gjithçka ndodh për një arsye”, tha ndër të tjerash Brati.

Sa i përket marrëdhënies së tyre, Lori shtoi se nuk ka marrë akoma një vendim.

“Kam marrë. Akoma nuk dua të shprehem rreth kësaj. Më ka bërë që të marrë mendimet e mia. Nuk dua të agravoj situatën”, përfundoi ajo.

Të ngajshme

Fero rikthehet në muzikë, publikon këngën “A pe sheh”

KushtrimGuraj

Dafina i blen karrocë ‘Lamborghini’ djalit

KushtrimGuraj

Ghetto Geasy dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Vafankulo”

Erzana Fazliu