Telenews

30-vjeçari në Fushë Kosovë sulmohet me çekan nga ish-burri i të dashurës, një person tjetër e ther me thikë

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë e sulme fizike. Një përplasje e dhunshme me motive xhelozie ka ndodhur të premtën në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Fushë Kosovë, ku një i ri ka mbetur i lënduar rëndë pas një sulmi brutal me çekan dhe thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima e këtij rasti është një person rreth moshës 30-vjeçare, i cili është sulmuar fizikisht nga tre persona, përfshirë ish-bashkëshortin e të dashurës së tij.

Siç mëson Sinjali, ish-bashkëshorti i të dashurës së viktimës e ka goditur atë me një çekan, ndërsa personi tjetër e ka therur me thikë në shpinë.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka kërkuar trajtim emergjent mjekësor.

Por, nuk mbaron vetëm me kaq.

Përveç dhunës ndaj viktimës, të dyshuarit kanë dëmtuar edhe veturën e tij me mjete të forta.

Mjetet e përdorura në sulm nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Në skenën e dhunës ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili dyshohet se ka hedhur një karrige plastike në drejtim të dy të dyshuarve të tjerë, në përpjekje për ta ndalur sulmin.

Rasti është iniciuar nga Policia me urdhër të Prokurores, ndërsa dje është intervistuar ish-bashkëshorti i të dashurës së viktimës.

Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

Ndërkaq, dy të dyshuarit e tjerë, mbeten në arrati, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Të ngajshme

Përplasje trenash në Danimarkë, raportohet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Valjeta Turkaj