Telenews

Trump flet për “progres të madh” pas takimit të papritur me delegacionin tregtar japonez

trump:-tarifat-mund-te-kene-ndikim-te-vogel-negativ-tek-amerikanet

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se është bërë “progres i madh” pas pjesëmarrjes së tij të papritur në bisedimet paraprake me një delegacion tregtar japonez në Uashington, që kishin për qëllim diskutimin e tarifave që ai ka vendosur ndaj importeve globale.

Japonia është një nga vendet e para që ka nisur zyrtarisht negociatat, një provë e hershme për të parë nëse administrata amerikane është e gatshme të lëshojë terren lidhur me tarifat që kanë tronditur tregjet financiare dhe kanë shkaktuar frikë për një recesion.

“Nder i madh të takoj delegacionin japonez për tregti. Progres i madh!” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale, pa dhënë detaje të tjera rreth diskutimeve.

Në takim përballë Trump ishte Ryosei Akazawa, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit japonez Shigeru Ishiba, i cili ka marrë postin e tij të parë qeveritar vitin e kaluar si ministër për rivitalizimin ekonomik – një pozitë relativisht e ulët në kabinet.

Burime të njohura me planet e Tokios thanë se Japonia nuk e kishte parashikuar pjesëmarrjen e Trumpit në këto bisedime që i konsideronte si mision informues dhe synonte t’i kufizonte ato vetëm në çështje tregtare dhe investimesh.

Pas takimit, Akazawa u shpreh shkurt për mediat, duke konfirmuar se palët janë pajtuar të takohen sërish më vonë gjatë këtij muaji. Sipas tij, Trump e ka cilësuar arritjen e një marrëveshjeje me Japoninë si “prioritet kryesor”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Akazawa shtoi se çështja e kursit të këmbimit – për të cilën administrata Trump ka akuzuar Japoninë se e manipulon për të përfituar tregtarisht,  nuk ishte pjesë e diskutimeve.

Pas deklaratave të Akazawës, dollari amerikan u rrit me rreth 0.5% ndaj jenit. Tokio ka mohuar vazhdimisht manipulimin e valutës për të nxitur eksportet e veta.

Në bisedime morën pjesë gjithashtu Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë Jamieson Greer, së bashku me zyrtarë nga ministritë japoneze të tregtisë, financave dhe punëve të jashtme.

Të ngajshme

Arrestohen dy persona në Prishtinë për lëndim të rëndë trupor dhe dëmtimin e veturave

Valjeta Turkaj

Raportohet për therrje me thikë mes disa të rinjve në Podujevë

Valjeta Turkaj

Oda Amerikane përsërit thirrjen për shtyrjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë

Valjeta Turkaj