Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, ka folur së fundmi për herë të dytë publikisht rreth marrëdhënies së tij të ftohur me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në emisionin “Krejt n’debat” në RTV Dukagjini, Gashi sqaroi se raporti mes tyre është përfundimisht i mbyllur.
“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ftohja ka qenë e thellë dhe e pandreqshme.
Moderatori tha se ndjehet i lënduar dhe i zhgënjyer nga Dafina, duke nënvizuar se mungesa e tij në ditëlindjen e saj të fundit ishte shenjë mosmirënjohjeje: “Kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta mosmirënjohëse, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në Big Brother”.