Telenews

Tre të vdekur dhe tetë të lënduar nga aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar

Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë humbur jetën tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se disa prej të lënduarve janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thanë nga MPB për Tv21.

Të ngajshme

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Rrezarta Ramaj

“Radio Policia e Kosovës” – KPM-ja miraton transmetimin eksperimental

Rrezarta Ramaj

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj