Prej kohësh po komentohet një fotografi e Ledri Vulës me Xhensila Myrtezajn, ku shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Ata madje u tha se janë në një lidhje dashurie, duke bërë kështu që të shpërndahet me të madhe në rrjete sociale.
E së fundmi ata ndanë me ndjekësit se ka të bëjë me bashkëpunim dhe se lansohet nesër (e martë).

“Disa flasin…ne këndojmë. Nesër”, thuhet në përshkrimin e fotografisë së tyre.
Ky videoklip bëhet e ditur se do të publikohet në orën 17:00 dhe premton shumë nga ana e dyshes.
Të shumta qenë reagimet, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë projekt.
Sidoqoftë, të njëjtit po vazhdojnë edhe me projekte solo e koncerte.