Telenews

Merr flakë aeroplani me rreth 300 pasagjerë brenda në Orlando të Floridas

merr-flake-aeroplani-me-rreth-300-pasagjere-brenda-ne-orlando-te-floridas

Rreth 300 pasagjerë janë evakuuar pasi motori i aeroplanit Delta mori flakë derisa ishte në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos në Florida, shkruan BBC.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë tymin dhe flakët nga motori dhe pasagjerët që dalin nga aeroplani përmes rrëshqitjeve të urgjencës.

Fluturimi i Delta 1213 ishte caktuar të nisej nga Orlando  për në Atlanta me pothuajse 300 njerëz në bord. Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar.

Linja ajrore tha se ekuipazhet evakuuan kabinën kur flakët u panë në një nga dy motorët kryesorë të avionit.

Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë incidentin.

 

The post Merr flakë aeroplani me rreth 300 pasagjerë brenda në Orlando të Floridas first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Dëshirat e fundit! Publikohet testamenti i plotë shpirtëror i Papa Françeskut

KushtrimGuraj

Ismaili në takimet pranverore të FMN-së e Bankës Botërore në Washington

KushtrimGuraj

Gashi: Vetëvendosje në një farë forme e ka bllokuar procesin, opozita se ka guximin e mjaftueshëm

KushtrimGuraj