Telenews

Deliu-Kodra e ashpër me Haxhiun: Katër vjet ministre pa integritet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do ta votojë kandidaten për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Kodra-Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo siç tha ajo “pa i shërbyer drejtësisë’ si dhe tha se është një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë.

“Katër vjet ministre — pa integritet profesional, pa vizion bashkues. Një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë. Që ka dëmtuar financiarisht mbrojtjen e UÇK-së. Që ka humbur e djegur provat e rastit Dehari. Që ka përçarë në vend se të bashkojë. Kjo nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Ndryshe, seanca e së hënës (21 prill) shënoi dështimin e katërt radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Procesi po zvarritet, pasi partia më e madhe në vend ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme.

Të ngajshme

Sveçla: Ndihem i pafajshëm, nuk duhet të dënohem për përpjekjen për ta parandaluar demarkacionin

Yllka Gashi

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

Yllka Gashi

Nis protesta kundër vrasjes së grave

Yllka Gashi