Telenews

Postimi “i frikshëm” i Rejhan Belës një natë para vrasjes së rreshterit Lika

Pretendimet e Prokurorisë se vrasja e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik është kryer me paramendim, duket se janë të sakta.

Rejhan Bela, 18-vjeçari i arrestuar nën dyshimet për vrasjen e rreshterit Lika, e ka “paralajmëruar” burgosjen e tij.

Një ditë para ekzekutimit me katër plumba të rreshterit Lika, 18-vjeçari kishte bërë lutje për lirimin e myslimanëve nga burgjet.

Më 31 mars të këtij viti, në një profil në TikTok që dyshohet se i përkiste Rejhan Belës, ishte publikuar një shkrim me lutje për lirimin e myslimanëve nga burgjet.

Bela ishte lutur që të lirohen të gjithë myslimanët.

“Allahu i liroftë të gjithë vëllezërit myslimanë nga burgjet”, shkruhej në postimin në TikTok të shoqëruar me një Ilahi.

Të ngajshme

Hidhet shorti i Europa League-s, përballje interesante

Yllka Gashi

Rusia godet kryeqytetin e Ukrainës me valë dronësh

Yllka Gashi

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Yllka Gashi