Telenews

Sa paguajnë mesatarisht shqiptarët për ofertat celulare?

sa-paguajne-mesatarisht-shqiptaret-per-ofertat-celulare?

Scan Intel” ka bërë një analizë për të parë sa paguan mesatarisht një shqiptar për këto shërbime, duke marrë parasysh vetëm tarifat fikse mujore.

Sot, telefonat janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së përditshme. Ne i përdorim për rrjetet sociale, për të kërkuar informacion, për argëtim, por mbi të gjitha për të komunikuar. Edhe pse funksionet janë shtuar, telefoni vazhdon të ketë qëllimin e tij kryesor: të na lidhë me njëri-tjetrin.

Komunikimi përmes telefonit nuk është më luks, por një nevojë e përditshme. Megjithatë, për të pasur këtë shërbim, qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë çdo muaj tarifat që vendosin kompanitë celulare.

“Scan Intel” ka bërë një analizë për të parë sa paguan mesatarisht një shqiptar për këto shërbime, duke marrë parasysh vetëm tarifat fikse mujore.

Sipas të dhënave, një përdorues i One Albania paguan mesatarisht 1,480 lekë në muaj për paketat e telefonisë. Ndërsa një përdorues i Vodafone Albania paguan mesatarisht rreth 1,350 lekë në muaj.

Kur i llogarisim këto shifra për një vit, një përdorues i One Albania shpenzon rreth 17,760 lekë në vit, ndërsa një përdorues i Vodafone shpenzon rreth 16,200 lekë në vit.

Nëse krahasojmë këto shpenzime me pagën minimale mujore në Shqipëri, që është 40,000 lekë, kuptojmë se një qytetar me pagë minimale shpenzon pothuajse gjysmën e një rroge në vit vetëm për ofertat e telefonit, ose rreth 4.5% të të ardhurave vjetore.

Kjo tregon se, edhe pse telefoni është një nevojë bazë, kostoja e përdorimit të tij është ende e lartë për shumë qytetarë.

Ndërsa për personat me rrogë mesatare, oferta telefonike përbën rreth 25% të një page mujore, duke e bërë më të përballueshme si shërbim. /SCAN

Të ngajshme

CEO i Nvidia lobon në Japoni për të gjeneruar më shumë energji “për të ushqyer AI”

KushtrimGuraj

BMW prezanton prototipin më të fuqishëm Vision Driving Experience

Valjeta Turkaj

OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

KushtrimGuraj