Telenews

KFOR-i vazhdon të tregojë mbështetje ndaj dialogut Kosovë – Serbi

kfor-i-vazhdon-te-tregoje-mbeshtetje-ndaj-dialogut-kosove-–-serbi

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR bën të ditur se sot patën ceremoni të ngritjes së flamujve të Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës, në “Camp Film City” në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo u bë për të mirëpritur Belgjikën, Luksemburgun dhe Holandën si vende kontribuuese me trupa në KFOR.

“Që nga fillimi i vitit 2024, pesë aleatë të tjerë evropianë kanë filluar të kontribuojnë në mision, në mbështetje të përpjekjeve të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë Francën dhe Portugalinë, përkatësisht në janar dhe shtator 2024”.

“Ceremoninë e kryesoi gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i KFOR-it. Ai shprehu vlerësimin e tij për ardhjen e personelit të ri dhe nënvizoi se rritja e mëtejshme e KFOR-it dëshmon përkushtimin tonë kolektiv dhe të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal, duke përfshirë mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë KFOR në njoftim.

Të ngajshme

Tërmet në Shqipëri

KushtrimGuraj

Çitaku për Qeverinë Kurti: Të përfshirë në kartelin mafioz të energjetikës, çdo ditë skandale

KushtrimGuraj

Deda: Konjufcën krejt Kuvendi e voton – s’e di pse Haxhiu e ka pranuar nominimin

KushtrimGuraj