Telenews

Aksident fatal në Suharekë, humb jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopijë të Suharekës.

Nga ky aksident ka humbur jetën edhe një person. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Mësohet se viktima është dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit, por që nuk ka arritur që t’u mbijetonte plagëve.

“Hetuesit e trafikut kanë dalë në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim”, ka thënë Bytyqi.

Të ngajshme

Osmani e ashpër me Vuçiqin, ia vë edhe një epitet

Donat Hashani

Komuna e Prishtinës tregon nëse janë ndaluar ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani