Telenews

Një shembull frymëzimi: Karriera dhe Misioni i Dr. Edlira Durmishaj

Dr. Edlira Durmishaj, psikologe klinike dhe studiuese e Shkencave Sociale e lindur në qytetin e Fierit. Pas përjashtimit nga gjimnazi në moshën 16-vjeçare për shkak të zgjedhjes së veshjes, ajo përfundoi arsimin e mesëm me korrespondencë dhe më vonë spikati në Institutet e Gjuhës Arabe pranë Universitetit Umm Al-Qura në Mekë.

Më pas, ndaj sfidave të shëndetit që e rikthyen në Tiranë, diplomohet me rezultate të shkëlqyera në Psikologji Klinike – duke u bërë shembull frymëzimi për shumë vajza që nuk dorëzohen përballë vështirësive.

Një karrierë e ndërtuar mbi empatinë

Si psikologe klinike, Dr. Durmishaj punon çdo ditë me pacientë të të gjitha moshave, duke sjellë qetësi dhe mbështetje. Përvoja e saj personale me sfidat e shëndetit mendor i ka dhënë asaj një ndjeshmëri unike, që e bën trajtimin më njerëzor dhe më efektiv.

Në Fier ajo themeloi një qendër sociale, e dedikuar fuqizimit të të rinjve dhe veçanërisht vajzave pa dallime fetare. Projekti ofron mbështetje për familjet në nevojë, fëmijët pa përkujdesje prindërore, gratë e dhunuara dhe personat me nevoja të veçanta – duke sjellë ndihmë konkrete dhe shpresë për komunitetin.

Me vendosmëri, Dr. Durmishaj ka udhëhequr fushata anti-diskriminimi për gratë e mbuluara në hapësira publike. Për këtë angazhim, ajo mori çmimin “Të rinjtë e Vitit 2016 në Shoqërinë Civile” (6,992 vota) dhe “Të rinjtë flasin” nga Forumi Ekonomik Studentor dhe Albanian Young Leaders Forum.

Nën moton “Më shumë ndërgjegjësim, më shumë mirëkuptim, më shumë paqe, më shumë zhvillim”, Dr. Durmishaj përqendrohet te ndërtimi i urave midis komuniteteve dhe te rritja e nivelit të bashkëpunimit.

”Empatia dhe drejtesia shoqërore janë themeli i një shoqërie të fortë”.

Të ngajshme

Osmani e ashpër me Vuçiqin, ia vë edhe një epitet

Donat Hashani

Komuna e Prishtinës tregon nëse janë ndaluar ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani