Telenews

Humb një fëmijë në Gjilan, familjarët publikojnë fotografinë dhe kërkojnë ndihmë në gjetjen e tij

Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur sot në Gjilan, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Burime të Sinjalit konfirmojnë se Alp Krasniqi, një fëmijë me autizëm, është larguar nga shtëpia sot, më 27 prill 2025, rreth orës 15:30 dhe prej atëherë nuk është parë më.

Familjarët, të cilët kanë ngritur alarmin, shprehen thellësisht të shqetësuar, duke bërë thirrje për ndihmë urgjente nga qytetarët.

Në momentin e zhdukjes, Alp ishte i veshur me një trenerkë ngjyrë hiri dhe xhemper të kaltër dhe mbante me vete një iPhone 16 Pro Max.

Të gjithë ata që mund ta kenë parë ose kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, janë të lutur të kontaktojnë Policinë ose të lajmërojnë në numrin 048 197 803 ose 049 902 750.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=9318867551576206&set=a.551900294939686&type=3&ref=embed_post

Të ngajshme

Të lënduarit nga shpërthimi në Bajr, kanë plagë në duar dhe fytyrë, udhëzohen për në QKUK

Donat Hashani

Tre të lënduar nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet për bombolë gazi

Donat Hashani

ZRrE tregon se a vlejnë tarifat e reja vlejnë për të gjithë furnizuesit përfshirë dhe Elektrosever

Donat Hashani