Telenews

Basha -VV: Do ta votojmë prapë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, rikonfirmoi se sërish do të votojnë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Pjesa e parë është që ne prapë do të votojmë pro dhe bllokimi vjen nga deputetë që votojnë kundër. E dyta: konstituimi i Kuvendit bëhet me  zgjedhjen e kryesisë. Kjo nuk i takon krejt VV-së. Argumenti i opozitës që po thirret se Haxhiu nuk duhet të bëhet kryeparlamentare, për  shkak se është përçarëse në thellësi kjo është ofenduese. Haxhiu ka qenë deputete mbi dhjetë vjet, ministre mbi katër vjet dhe nuk e gjeni askund një njollë të vetmë gjatë këtyre viteve”, tha Basha.

Të ngajshme

Ky është menaxheri i arrestuar për vjedhjen e 15 mijë eurove nga marketi në Deçan

Donat Hashani

Berjani tregon se a e prek çmimin e derivateve, rritja e energjisë elektrike

Donat Hashani

Menaxheri i një marketi në Deçan arrestohet pasi vodhi 15 mijë euro

Donat Hashani