Telenews

Zjarri i madh shpërthen në një nënstacion elektrik në Londër

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, raporton Skynews, transmeton Telenews.al.

Rreth 100 zjarrfikës po përballeshin me flakët në Aberdeen Place në Maida Vale, ku një transformator elektrik ishte ndezur.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se edhe çatia e një ndërtese banimi fqinje ishte ndezur. Rreth 80 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Brigada e zjarrfikësve mori më shumë se 170 thirrje në lidhje me flakët që nga ora 5:30 e mëngjesit të së martës. Pesëmbëdhjetë automjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.

“Ky është një zjarr shumë i dukshëm, i cili po prodhon shumë tym”, tha komandanti i stacionit Paul Morgan.

“Banorëve u këshillohet t’i mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura dhe të shmangin zonën sa herë që është e mundur”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

“Thjesht e ka pyetur…”, Kërçeli e konfirmon telefonatën Geci-Konjufca për votën e Marigona Gecit

KushtrimGuraj

Zogaj: LDK nuk ka votë blanko për VV – s’jemi të obliguar të mbështesim Albulena Haxhiun

KushtrimGuraj

Bajqinovci: Me Nismën kemi diskutuar vetëm për koalicionin qeverisës, jo për kryeparlamentarin

KushtrimGuraj