Telenews

PSG mposht Arsenalin në Londër, afër eliminimit të klubit të tretë anglez drejt finales

psg-mposht-arsenalin-ne-londer,-afer-eliminimit-te-klubit-te-trete-anglez-drejt-finales

Paris Saint-Germain e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

Kampionit francez i mjaftoi një gol i hershëm nga Ousmane Dembele në minutën e katërt të takimit pas një kombinimi prej 26 pasimesh.

Londinezët u stepën nga dominimi parisien për një copë të konsiderueshme të pjesës së parë por dalëngadalë u kthyen në lojë.

Pavarësisht rasteve, Topçinjtë nuk arritën të shënojnë dhe tani u duhet të luftojnë javën e ardhshme në Paris për një vend në finalen e Mynihut.

Vlen të përmendet një gol i anuluar i Mikel Merinos në minutën e 47-të pas pozicionit jashtë loje.

Të ngajshme

Real Madridi mund ta humbasë yllin e tij prej 100 milionë eurosh, nëse vjen një ofertë e duhur

KushtrimGuraj

Jose Mourinho dhe Granit Xhaka më në fund mund të bashkohen – gjiganti turk i gatshëm të paguajë 17 milionë euro

KushtrimGuraj

Formacionet zyrtare: Arsenal – PSG

Donat Hashani