Telenews

Paocolli: Krejtësisht legjitime që deputetëve të opozitës t’u kërkohet të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit

paocolli:-krejtesisht-legjitime-qe-deputeteve-te-opozites-t’u-kerkohet-te-mbeshtesin-zgjedhjen-e-kryeparlamentarit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të Gani Gecit, i cili njoftoi se kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca, e ka telefonuar për t’ia kërkuar votën e vazjës së tij, Marigona Gecit, deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli e quajti legjitime dhe të pranueshme kërkesën që deputetëve të opozitës t’u kërkohet mbështetje për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke theksuar se kjo është një praktikë normale në demokraci.

“Është krejtësisht legjitime dhe e pranueshme që deputetëve të opozitës t’u kërkohet, edhe në mënyrë individuale, të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit. E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota,” shkroi Pacolli.

Reagimi i plotë:

Të ngajshme

Rast i rëndë në Klinikën e Gjinekologjisë – gruaja me probleme mendore kërkon abort, dyshohet për dhunim

KushtrimGuraj

Shtyhet për 2 maj eksplodimi i mjetit shpërthyes që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, Policia del me njoftim

KushtrimGuraj

Behrami: VV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

KushtrimGuraj