Telenews

Të shtunën dhe të dielën do të mbyllën për qarkullim disa rrugë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të mbajtjes së aktivitetit sportiv “Prishtina Trails 2025”, të organizuar nga XTrailers Prishtina, rruga “Gërmia” – Dr. “Shpëtim Robaj” do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve më datën tre dhe katër maj.

E shtunë, 03 maj 2025 – nga ora 09:30 deri në 12:30. E diel, 04 maj 2025 – nga ora 12:00 deri në 14:30.

Në njoftim thuhet se ky aktivitet përfshin:  Gara në 3 disiplina të ndryshme të vrapit brenda “Prishtina Trails”.

“Pëlqimi për shfrytëzimin e rrugës është lëshuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka karakter të përkohshëm, duke u kufizuar vetëm në kohën e sipërpërmendur”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu, thuhet se gjatë zhvillimit të ngjarjes, nuk do të pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve këmbësorë përgjatë zonës së aktivitetit.

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj