Telenews

Rozana: Ish-banorët nuk e kanë dashur Gjestin

rozana:-ish-banoret-nuk-e-kane-dashur-gjestin

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka ndarë mendimin e saj pa filtra për fituesin e këtij edicioni, Gjestin.

Në një prononcim per ‘Top Albania Radio’, Rozana u shpreh se ndonëse ajo vetë u mërzit që nuk fitoi çmimin e madh, e përgëzon Gjestin për fitoren dhe i uron që ajo t’i shërbejë si një trampolinë në rrugën artistike.

“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, Rozana nuk i kurseu as kritikat ndaj banorëve të tjerë, duke lënë të kuptohet se Gjestin nuk e kanë dashur me të vërtetë.

“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” – deklaroi ajo me bindje.

Të ngajshme

Aida Doçi publikon këngën “Fol”

KushtrimGuraj

Filmi i shkurtër plot emocione i ardhjes në jetë të vajzës së Kiarës dhe Luizit

Valjeta Turkaj

“Sa t’kam dashtë”, së shpejti klipi i Stresit me ish-gruan e tij

Erzana Fazliu