Telenews

Lëvizjet në Administratën Trump, emri i Grenell përmendet për një pozitë të rëndësishme

levizjet-ne-administraten-trump,-emri-i-grenell-permendet-per-nje-pozite-te-rendesishme

Presidenti Donald Trump po planifikon të shkarkojë këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz, i cili ka humbur besimin e zyrtarëve të tjerë të administratës.

Siç raporton Politico, ai mund të largohet menjëherë, por masa nuk është përfundimtare.

Ky medium përmend Richard Grenell, emisarin e Administratës Trump për misione të posaçme, në mesin e kandidatëve për një nga pozitat më të rëndësishme në administratë.

Gjithsesi, zgjedhja kryesore po përmendet i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, i cili po drejton negociatat me Rusinë, Iranin dhe Hamasin në Gaza.

Kandidatë të tjerë të mundshëm përfshijnë shefin e lartë të politikave të Trump, Stephen Miller dhe drejtorin e lartë të NSC për kundërterrorizëm, Sebastian Gorka.

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj