Telenews

Trump kërcënon me sanksione: Kush blen naftë iraniane, ndalohet të bëjë biznes me SHBA-në

trump:-tarifat-mund-te-kene-ndikim-te-vogel-negativ-tek-amerikanet

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërthyer me një paralajmërim të rreptë ndaj çdo shteti apo individi që vijon tregtinë e naftës me Iranin.

Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump ka thënë se do të vendosë sanksione dytësore ndaj kujtdo që bashkëpunon me Iranin në këtë fushë, duke kërcënuar me bllokim të plotë ekonomik nga Shtetet e Bashkuara.

Ky reagim i Trump vjen pas shtyrjes së bisedimeve të planifikuara për më 3 maj në Romë lidhur me programin bërthamor iranian.

“Kujdes: Të gjitha blerjet e naftës ose petrokimikateve iraniane duhet të ndërpriten menjëherë! Çdo vend ose person që blen çfarëdo sasie nga Irani do t’i nënshtrohet menjëherë sanksioneve dytësore dhe do të ndalohet të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çfarëdo mënyre, forme apo forme.”

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 28 shtator

Rrezarta Ramaj

Nesër seanca në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë

Rrezarta Ramaj

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj