Telenews

Prishtinë: Aksident trafiku në lagjen Kalabria, biçiklisti dërgohet në spital

Sot rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë.

Nga policia njoftojnë se si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po trajtojnë në mënyrë të detajuar rrethanat  që karakterizojnë aksidentin, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes si dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme ligjore”, deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Të ngajshme

Shkup protestohet sot për krerët e UÇK që janë në Hagë

Erzana Fazliu

Hamza: Kurti s’e di prej nga i merr statistikat, rritja ekonomike më e vogla në vite

Erzana Fazliu

Aksident i rëndë në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës

KushtrimGuraj