Telenews

Çitaku: Raporti për lirinë e mediave reflekton presion ndaj gazetarëve, sulme e etiketime

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për indeksin e Reporterëve pa Kufij.

Ajo ka shkruar se kjo tregon për sulmet e vazhdueshme, etiketimet dhe presionet që po e dëmtojnë ambientin mediatik.

Postimi i plotë:

Rënia dramatike e Kosovës për 24 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nga Reporterët pa Kufij përbën një alarm serioz për gjendjen e demokracisë dhe të drejtës për informim në vend. Nga pozita 75 në vitin 2024, në pozitën 99 këtë vit, Kosova po rrëshqet drejt një terreni ku zëri i lirë i gazetarëve dhe transparenca institucionale po cënohen çdo ditë.

Kjo rënie nuk është thjesht një statistikë, ajo reflekton kufizime konkrete, presione të vazhdueshme ndaj gazetarëve, si dhe sulme e etiketime të vrazhda që po e dëmtojnë thellësisht ambientin mediatik.

Mendësia rrënuese, që shpesh shkon deri në vetëshkatërrim, është bërë konstante e partisë-shtet që e udhëheq vendin tash e pesë vjet

Të ngajshme

Stil, rehati dhe siguri kjo është X Company

Valjeta Turkaj

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Valjeta Turkaj

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në Mitrovicë të Veriut

Erzana Fazliu