Komisioni i Shkallës së Parë në kudër të Departamentit të Licencimit në Federatën e Futbollit të Kosovës ka marrë vendimet për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s,.
Ky licencim lidhet me edicionin garues 2025/26.
Në total kanë aplikuar 11 klube, nëntë nga Superliga e meshkujve dhe dy nga Superliga e femrave, ku dhjetë nga këto klube e kanë kaluar me sukses këtë proces.
Klubet e licencuara janë Drita, Ballkani, Malisheva, Ferizaj, Prishtina, Gjilani, Llapi, Dukagjini. Ndërsa te femrat Dukagjini dhe Mitrovica.
Klubi i vetëm të cilit i është refuzuar licenca është FC Suhareka.