Telenews

Gërvalla thotë se opozita po pret të bëjë koalicion me Listën Serbe

gervalla:-kemi-arritur-ne-nje-pike-ku-mund-te-jete-teresisht-e-pamundur-te-vazhdohet-konstituimi-i-ketij-kuvendi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka thënë se Qeverinë e bën ose koalicioni fitues, ose opozita me Listën Serbe, pasi siç u shpreh ajo jashtëtokësorët nuk mund ta vijnë e të sigurojnë vota për partitë opozitare.

“Vetëm dy alternativa ka, ose koalicioni fitues e bën qeverinë, ose opozita me Listën Serbe. Këto janë dy koalicione të mundshme nuk ka të tjera, se nuk mund të vijnë jashtëtokësorët të sigurojnë vota për partitë opozitare”, tha ajo para gazetarëve pasi dështoi sot seanca konstituive e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Gërvalla tutje tha se opozita po pret ndihmë nga ndërkombëtarët për koalicion me Listën Serbe.

“Opozita si duket pret nga jashtë, cila është ndihma nga jashtë, pritet ndonjë ndërkombëtar që do t’ua japë arsyetimin për të thënë që ja ne s’deshëm por na thanë ndërkombëtarët”, tha ajo.

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj