Telenews

Nga Amerika drejt e në Spital Ushtarak në Beograd, a po e mbulon kështu Vuçiq dështimin e takimit me Trump?

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA dhe është kthyer në Beograd me arsyetimin se i janë paraqitur probleme shëndetësore.

Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe është pranuar në spitalin ushtarak në Beograd dhe se njerëz janë mbledhur jashtë spitalit.

Ish-mjeku i Boris Tadiqit dhe ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, e kanë takuar atë në spital ushtarak.

Kreu i shtetit serb kishte paralajmëruar se do të takohej me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë qëndrimit në SHBA.

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj