Telenews

Max Verstappen tregoi klas dhe fitoi pozicionin e parë në kualifikueset për Çmimin e Madh të Miamit

max-verstappen-tregoi-klas-dhe-fitoi-pozicionin-e-pare-ne-kualifikueset-per-cmimin-e-madh-te-miamit

Piloti holandez Max Verstappen fitoi pozicionin e parë në garën e Formula 1 të së dielës në Miami, duke konfirmuar edhe një herë klasin dhe statusin e tij si favorit për të fituar garën.

Verstappen ishte më i shpejtë se Lando Norris, i cili ishte vetëm 0.065 sekonda prapa, ndërsa vendi i tretë i shkoi të riut Kimi Antonelli me një diferencë pothuajse identike prej 0.067 sekondash.

Oscar Piastri do të fillojë nga i katërti, dhe George Russell do të fillojë nga i pesti.

Surpriza më e madhe në kualifikime është skuadra e Williams, e cila pas një kohe të gjatë e gjeti veten në luftë për krye, kështu që Carlos Sainz dhe Alex Albon do të nisin nga pozicionet e gjashta dhe të shtata.

Nga ana tjetër, kampioni i shtatëfishtë i botës, Lewis Hamilton, do të ketë një detyrë jashtëzakonisht të vështirë, pasi do të nisë vetëm nga vendi i 12-të.

Çmimi i Madh i Miamit është planifikuar për sonte duke filluar nga ora 22:00.

Të ngajshme

Real Madridi fiton me mjaft vështirësi ndaj Celta Vigos dhe vazhdon luftën për titull në La Liga

Valjeta Turkaj

Juventusi interesohet për Reteguin, Atalanta i ka vendosur çmimin top sulmuesit të tyre

KushtrimGuraj

Nuggets kalojnë tutje pas ndeshjes së shtatë, Clippers eliminohet nga ‘Play-Off’

KushtrimGuraj