Telenews

Shefi i Apple konfirmon se një Siri më ndryshe po vjen

shefi-i-apple-konfirmon-se-nje-siri-me-ndryshe-po-vjen

Apple sapo ndau rezultatet e saj fiskale të tremujorit të dytë, duke tërhequr 95.4 miliardë dollarë të ardhura, që është një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Por CEO Tim Cook trajtoi një nga zhgënjimet më të përfolura kohët e fundit: vonesa e Siri-t më të zgjuar, të fuqizuar nga AI, që supozohej të kryesonte prezantimin e Apple Intelligence.

Kur u pyet për pengesat, Cook tha se Apple ka ende nevojë për më shumë kohë për t’u siguruar që Siri të arrijë standardet e cilësisë së lartë të kompanisë, shkruajnë mediat e huaja.

Ai shtoi se ndërsa gjërat po ecin përpara, nuk është ende gati.

Bëhet e ditur se Apple fillimisht ngacmoi Siri-n e ri pothuajse një vit më parë, duke premtuar një asistent më ndryshe.

Bazuar në mënyrën se si po shkojnë gjërat, ne mund të mos e shohim Siri-in e përditësuar deri në vitin 2026.

Kjo pasi nuk ka një datë të saktë të zbulimit.

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi