Telenews

Bianca Censori befasoi ndjekësit me një transformim të pazakontë

bianca-censori-befasoi-ndjekesit-me-nje-transformim-te-pazakonte

Bianca Censori ka tronditur sërish rrjetet sociale me një paraqitje të re.

Modelja 30-vjeçare, e njohur për veshjet e saj tejet ekspozuese, postoi një fotografi në InstaStory ku shfaqej me një paruke me flokë të gjatë dhe balluke, veshur me të brendshme transparente dhe taka të larta.

Ajo nuk bëri asnjë koment, por pozonte e ulur përtokë me gjunjët që i mbulonin gjoksin, shkruan DailyMail.

Stili i saj i fundit u krahasua me atë të Kim Kardashian, ish-bashkëshortes së Kanye West, me të cilin Censori është martuar që nga dhjetori 2022.

Fotografia u shoqërua me reagime të forta nga ndjekësit, disa prej të cilëve shprehën shqetësime se mos Censori po kontrollohej nga reperi.

“Vish diçka blu nëse ke nevojë për ndihmë”, shkroi një komentues, ndërsa një tjetër i tha: “Fito pak respekt për veten”.

Kritikat erdhën pas një sërë paraqitjesh kontroverse të çiftit, përfshirë fustanin transparent që Censori veshi në Grammy.

Spekulimet për një krizë në martesën e tyre u përhapën pas asaj paraqitjeje, por duket se çifti janë pajtuar.

Kanye West, nga ana e tij, e ka ripostuar një koment në platformën X ku thuhej: “Çdo burrë ka nevojë për një Biankë” — një grua që, sipas postimit, “bën gjithçka që i thotë burri pa u shqetësuar se çfarë thonë të tjerët”.

Të ngajshme

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu –

KushtrimGuraj

Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re –

KushtrimGuraj