Telenews

Zbulohet arsenal armësh dhe municionesh në Shkodër, i përkasin grupeve kriminale

zbulohet-arsenal-armesh-dhe-municionesh-ne-shkoder,-i-perkasin-grupeve-kriminale

Policia në Shkodër ka zbuluar një bazë armësh dhe municionesh që mbaheshin për llogari të grupeve kriminale dhe ka arrestuar pronarin e banesës ku u gjetën ato.

Në kuadër të operacionin të koduar “Baruti”, u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast. / Euro News Albania

The post Zbulohet arsenal armësh dhe municionesh në Shkodër, i përkasin grupeve kriminale first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj