Telenews

Kuvendi i Kosovës ende i pakonstituuar, por deputetët vazhdojnë t’i marrin pagat

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende, deputetët vazhdojnë të marrin paga, ndërsa të rinjve do t’u ekzekutohen retroaktivisht.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, edhe pse kanë kaluar gati katër muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deri më tani, Kuvendi është mbledhur dhjetë herë, por nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin, me kandidaturën e propozuar nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiun, që ka dështuar të marrë votat e nevojshme në gjashtë raunde votimi.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë kundërshtuar kandidaturën e Haxhiut, duke e konsideruar si “figurë përçarëse” dhe kërkojnë një emër tjetër për postin e kryeparlamentarit.

Ndërkohë që Kuvendi vazhdon të mos funksionojë, janë ngritur pikëpyetje në opinion publik për pagesat dhe meditjet e deputetëve.

Në një përgjigje për RTK-në, Zyra për Informim e Kuvendit ka bërë të ditur se deputetët që janë rizgjedhur nga legjislatura e kaluar kanë marrë pagat e tyre, ndërsa të sapozgjedhurve do t’u paguhen pagat retroaktivisht në maj.

“Paga e deputetëve llogaritet nga dita e betimit, sipas koeficientit të Ligjit të Pagave. Deputetëve të rinj do t’u procedohet paga për këtë periudhë në mënyrë retroaktive, me pagën e muajit maj”, thuhet në sqarim.

 

Për seancat e dështuara, Kuvendi sqaroi se nuk jepen meditje shtesë për deputetët.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 5 maj

Erzana Fazliu

E rëndë: Vdes në mënyrë të papritur 23-vjeçari nga Peja

Valjeta Turkaj

Prishtina në mesin e qyteteve me ajrin më të pastër në botë

Valjeta Turkaj