Telenews

Kurti shkon në Kuvend – sërish asnjë fjalë

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive – sërish pa u ndalur të flasë për gazetarët.

LVV-ja po insiston në Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, megjithëse për disa herë radhazi ajo ka dështuar t’i marrë 61 votat e nevojshme.

Disa deputetë të LVV-së edhe sot thanë se nuk i kanë votat që nevojiten, ndërsa konfirmuan se do të provojnë sërish ta organizojnë një votim të fshehtë, një ndryshim procedural që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e konsiderojnë shkelje.

 

Të ngajshme

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj