Telenews

Ahmed Januzi fiton çmimin “YLLI I JAVËS” për xhiron e 26-të

Çmimin si futbollisti më i mirë i xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll e ka fituar futbollisti i Dukagjinit, Ahmed Januzi.
Sulmuesi me përvojë pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së tij kundër Llapit, me rezultat 2:1. Ai shënoi të dy golat për arkëtimin e tri pikëve të mëdha në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Golin e parë e realizoi në minutën e 10-të, derisa të dytin në minutën e 72-të.
Për Ahmed Januzin kjo është hera e dytë që e merr këtë çmim, pasi ishte shpallur më i miri i javës edhe në xhiron e 7-të, në tetor të vitit të kaluar.
Pas fitores në Podujevë, KF Dukagjini (Klinë) mbetet në pozitën e 8-të, por arriti në kuotën e 29 pikëve. /Telenews.al/

Të ngajshme

Slavia dhe Bodo/Glimt barazojnë në një ndeshje spektakolare – Olympiacos nuk fiton ndaj Pafos

KushtrimGuraj

Trent Alexander-Arnold u lëndua rëndë: Ai do të humbasë tetë ndeshje, përfshirë El Clasicon

KushtrimGuraj

Tabela pas 4 xhirove në Superligën e Kosovës në Futboll

Donat Hashani