Telenews

Viktima e vrarë nga babai në Prizren është 15-vjeçare u ther me thikë, motra 11-vjeçare e plagosur

Një ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare me thikë, dhe ka plagosur rëndë edhe vajzën tjetër, 11 vjeçe.

Burime ekskluzive  konfirmojnë se tragjedia ka ndodhur sot, më 06.05.2025, rreth orës 05:50, në afërsi të autolarjes “Syle Buleci” në rrugën “Shote Galica”, ku ndodhen disa banesa kolektive.

Fillimisht, një ekip i urgjencës kishte pranuar një thirrje për një person të lënduar, por pasi kishin arritur në vendin e ngjarjes, kishin hasur një burrë me thikë në dorë, çka i kishte detyruar të kërkonin ndihmën e menjëhershme të Policisë.

Patrullat kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arrestuar në vend të dyshuarin Mehmet Görenç, shtetas turk, i cili dyshohet se me mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar dy vajzat e tij të mitura.

Sipas ekipit të emergjencës, vajza 15-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vajza tjetër 11-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për plagë të rënda.

I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet nën mbikëqyrje policore në spital, pasi edhe ai kishte pësuar lëndime, që dyshohet se i ka shkaktuar vetes pas kryerjes së aktit.

Të ngajshme

BE’ja do ta akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

KushtrimGuraj

Pas Lituanisë, një vend tjetër ndalon fluturimin e aeroplanit të Vuçiqit për në Moskë

KushtrimGuraj

“Qeveria e VV-së me PDK-në” – Shpend Ahmeti jep tri propozime për të dalë nga ngërçi (VIDEO)

Donat Hashani