Telenews

Një zë ndryshe në fushatë, Edlira Dyrmishaj: “Afër njerëzve, e angazhuar për ndryshim”

Në mesin e shumë emrave që kërkojnë besimin e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Edlira Dyrmishaj po spikat si një zë ndryshe në fushatën elektorale, duke sjellë në fokus tema shpesh të neglizhuara në politikën shqiptare: barazinë, shëndetin mendor dhe dialogun ndërfetar.

Me sloganin “Afër njerëzve, e angazhuar për ndryshim”, Dyrmishaj e bazon fushatën e saj në tri prioritete thelbësore, që lidhen ngushtë me përvojën e saj si psikologe, aktiviste dhe nismëtare e Samitit Kombëtar të Gruas Myslimane.

Fuqizimi i grave dhe grupeve të margjinalizuara
Duke vënë theksin te përfaqësimi i barabartë i grave veçanërisht atyre nga besimet fetare në jetën publike dhe institucionale, Dyrmishaj propozon ligje për barazi në punësim dhe arsim, si dhe trajnime për gratë që duan të marrin pjesë aktive në vendimmarrje. Ajo kërkon që institucionet të mos përjashtojnë, por të pasqyrojnë të gjithë shoqërinë.

Shërbimet psikosociale si çështje politike
Si psikologe me përvojë dhe certifikim ndërkombëtar në psikoterapi, Dyrmishaj synon vendosjen e shëndetit mendor në qendër të politikave publike. Ajo kërkon integrimin e psikologëve në shkolla dhe komunitete, si dhe zhvillimin e programeve për edukim emocional, veçanërisht për të rinjtë që kanë përjetuar vështirësi sociale dhe emocionale pas pandemisë.

Dialog ndërfetar dhe arsim gjithëpërfshirës
E angazhuar në ndërtimin e urave mes besimeve fetare përmes edukimit dhe aktivizmit, Dyrmishaj synon një arsim që përfaqëson çdo qytetar, pa dallim besimi apo kulture. Platforma e saj përfshin masa kundër diskriminimit dhe mbështetje për organizatat që promovojnë bashkëjetesën dhe kohezionin shoqëror.

Kandidatura e saj është një thirrje për një politikë që dëgjon, përfshin dhe vepron në funksion të të gjithëve  jo vetëm të një pjese të shoqërisë. Në një klimë politike ku shpesh dominon retorika e përçarjes, mesazhi i Edlira Dyrmishajt vjen si një alternativë me thellësi, përfshirje dhe dinjitet njerëzor.

Të ngajshme

Nesër përpjekja e 12’të për konstituim, VV insiston në votim të fshehtë për Albulena Haxhiun

KushtrimGuraj

Lushaku-Sadriu e quan Pecin “shërbëtor” të Vetëvendosjes: Braktisi LDK-në për interesa personale

KushtrimGuraj

BE’ja do ta akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

KushtrimGuraj