Telenews

Përparim Rama i ik përgjegjësisë, lëshon mbledhjen e Kuvendit Komunal

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me këshilltarët komunalë të LDK-së, tentoi të ndryshojë rendin e ditës në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal, por në vend të përballjes me situatën, vendosi t’i ikë përgjegjësisë.

Rama e braktisi mbledhjen me arsyetimin se nuk u aprovua kërkesa e tij që pika e 14-të e rendit të ditës  “Propozim vendimi për hartimin e planit të hollësishëm rregullues në Çagllavicë”  të zhvendosej si pika e parë e rendit të ditës.

Sipas tij, Komiteti për Politikë dhe Financa, i përbërë nga asamblistë të subjekteve të ndryshme politike në kuvend, e kishte vendosur këtë propozim si pikë të 14-të. Ndërkohë, shefja e asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, deklaroi se kjo pikë është dashur të vihej në fillim, ashtu siç kishte kërkuar  sipas saj  kryetari Rama.

“Përparim Rama nuk mund të vendosë vetë për renditjen e temave që do të diskutohen në kuvend. Ai nuk mund të kushtëzojë kalimin e propozimeve të tjera me këtë pikë. Kryetari ka halle të tjera. Ai e ka mendjen te 70 hektarët në Çagllavicë. Ka ngut ta ngjisë sa më lart në rend dite, sepse aty janë interesat e tij. Aty janë premtimet që u ka dhënë biznesmenëve për koeficientë ndërtimi. Ka borxhe për të larë  jo ndaj qytetarëve, por ndaj atyre që ia financuan ‘rrugëtimin ndërtimor’,” deklaroi këshilltari komunal i PDK-së, Leutrim Retkoceri.

Të ngajshme

BE’ja do ta akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

KushtrimGuraj

Pas Lituanisë, një vend tjetër ndalon fluturimin e aeroplanit të Vuçiqit për në Moskë

KushtrimGuraj

“Qeveria e VV-së me PDK-në” – Shpend Ahmeti jep tri propozime për të dalë nga ngërçi (VIDEO)

Donat Hashani