Telenews

Vritet gjatë bombardimeve në Ukrainë, i mbijetuari 96-vjeçar i Holokaustit

96-vjeçari Boris Romantschenko, i mbijetuar i kampit të përqendrimit të Holokaustit u vra në një sulm me bombë në qytetin ukrainas Kharkiv.
Kjo është bërë e ditur nga mediat gjermane, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mbesës së tij, ai vdiq pasi shtëpia e tij u godit nga një predhë.
Romantschenko ishte një i mbijetuar i kampeve të përqendrimit Buchenëald, Peenemünde, Mittelbau-Dora dhe Bergen-Belsen.
Fondacioni Buchenëald dhe Mittelbau-Dora Memorials në një deklaratë tha se ishin të tronditur nga lajmi.
“Romantschenko kishte bërë fushatë intensive për kujtimin e krimeve naziste dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar Buchenëald-Dora”, shtoi fondacioni

Të ngajshme

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

Donat Hashani

Bill Gates do t’i dhurojë 200 miliardë dollarë për më të varfrit deri në vitin 2045

Valjeta Turkaj

Sherr mes dy personave në Selanik, një 41-vjeçar shqiptar qëllon me armë

Valjeta Turkaj