Telenews

E mbani mend lojën Flappy Bird? Tani është sërish e disponueshme në pajisjet Android

e-mbani-mend-lojen-flappy-bird?-tani-eshte-serish-e-disponueshme-ne-pajisjet-android

Loja legjendare Flappy Bird është sërish aktive dhe e disponueshme për shkarkim në pajisjet Android, por këtë herë ekskluzivisht përmes Epic Games Store.

Pas më shumë se dhjetë vjetësh që kur u tërhoq nga Google Play Store, kjo lojë e thjeshtë por problematike është rikthyer falë një ekipi entuziastësh të industrisë të mbledhur nën emrin Flappy Bird Foundation, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se versioni i ri ruan mekanikën e lojës – shtypja e ekranit për të shmangur tubacionet – por tani sjell edhe botë të reja me temë, karaktere dhe opsione tjera.

Është e rëndësishme të theksohet se krijuesi i versionit origjinal, Dong Nguyen, nuk është i përfshirë në zhvillimin e këtij versioni dhe as nuk ka ndonjë përfitim financiar, pasi të drejtat e lojës janë fituar pas skadimit të markës së tij tregtare.

Dhe fokusi i lojës është vetëm te përvoja argëtuese dhe nostalgjia.

Ajo ofrohet falas dhe mund ta shkarkoni përmes aplikacionit Epic Games për pajisjet Android.

Të ngajshme

OpenAl dhe Google tani kanë një konkurrent serioz në Al – Kling 2.6 mahnit me aftësitë

KushtrimGuraj

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq gjithë vëmendjen

KushtrimGuraj

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

KushtrimGuraj