Telenews

Plagosja e 30-vjeçares, flasin nga QKUK për gjendjen e saj

Një 34-vjeçar mbeti i vdekur sot në Rrugën B në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i prehtë, e që dyshohet të jetë thikë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në përgjigjen e saj thuhet se edhe një grua ka marrë lëndime nga thika, dhe e njëjta është duke u trajtuar .

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Sakaq, drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla deklaroi për Klanin se e lënduara është trajtuar dhe nuk ka asgjë serioze.

“Është trajtuar, s’ka serioze asgjë, është liruar me shoqërim të policisë”, tha Syla.

Të ngajshme

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas

Yllka Gashi

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Yllka Gashi