Telenews

“Akshami me Gjylën”, emisioni që së shpejti kthen humorin e Osman Azemit në ekranin televiziv

Osmani Azemi, është njëra nga figurat më të njohura të showbizit në vend.

Ndër vite, Osmani arriti që të jap më të mirën në kuadër të humorit kosovar.
Pavarësisht se si ishte disponimi i çdokujt, Osman Azemi arriti që të përçojë sa më shumë pozitivitet tek secili njëri, tek secila familje.
Por edhe pse së fundi i dha një pauzë vetes nga televizionet, tashmë ka ardhur koha që Osman Azemin ta shohim edhe më shpesh në ekranin televiziv.
Osmani i njohur në role të shumta, por i preferuar në rolin e “Gjylës” shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit të KlanKosovës.
Kjo është bërë e ditur edhe nga vetë drejtuesit e televizionit, që padyshim Osmanin do ta kenë një përforcim edhe më të mirë të përbërjes televizive.
Akshami me Gjylën” është emisioni humoristik ku tash e tutje do ta shohim Osman Azemin.
Përgjatë kësaj paraqitje, “Gjyla” do të flasë për fundin e martesës së saj shumë vjeçare e cila më pas vie në Prishtinë dhe hap emisionin në fjalë.
Në këto paraqitje, Osman Azemi (Gjyla) do të flas për tema të ndryshme dhe për çdo episod do të përgatis ushqim.
Produktet e e saj vijnë nga market i lagjes, pronaren e të cilit Gjyla e bën shoqe.
Në emisionin e Gjylës do të vijnë personazhe të ndryshme me problemet e tyre personale, të cilat ajo do t’i ndihmojë ti kalojnë ato.
Si në shumë performanca të tjera sigurisht që edhe këtë herë Osman Azemi do të jetë i shkëlqyer në botën e humorit.
Se çfarë saktësisht do t’i servojë ai publikut, do të shohim në prezantimin e tij të radhës./Lajmi.net/
 

Të ngajshme

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani

Ajshe Gërvalla për Ramush Haradinajn: “Pas fjalëve të tij mu hap zemra”

Erzana Fazliu

Devolli Corporation: Albin Kurti shef i VV-së, jo i yni, kërcënoi mbi 15 mijë familje

Donat Hashani