Telenews

El Clasico vendimtar sot në Montjuic, Barcelona dhe Real Madrid për titullin e La Ligës

el-clasico-vendimtar-sot-ne-montjuic,-barcelona-dhe-real-madrid-per-titullin-e-la-liges

Sot në orën 16:15, në stadiumin Montjuic, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në El Clasicon e javës së 35-të të La Ligës, një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e kampionit për këtë sezon.

Aktualisht, katalanasit kryesojnë tabelën me katër pikë më shumë se madrilenët, por përballen me një orar më të vështirë deri në fund. Nëse Reali fiton sot, do të afrohet ndjeshëm dhe do të marrë një avantazh të rëndësishëm psikologjik.

Barcelona ka përpara derbin lokal ndaj Espanyolit, si dhe dy sfida të forta ndaj skuadrave të vështira Villarrealit në shtëpi dhe Athletic Bilbaos në udhëtim.

Ndërkohë, Reali pas El Clasicos do të përballet me Mallorcën në shtëpi, do të udhëtojë te Sevilla dhe do ta mbyllë sezonin kundër Real Sociedadit në ‘Santiago Bernabeu’.

Ky do të jetë El Clasico i katërt këtë edicion, ku tre të mëparshmit i kanë fituar katalunasit: 0-4 në La Liga, 2-5 në Superkupën e Spanjës dhe 3-2 në finalen e Kupës së Spanjës.

Barcelona ka rikthyer në dispozicion Lewandowskin, Balden dhe Casadon, por asnjëri nuk pritet të jetë titullar sot.

Reali, nga ana tjetër, do të jetë i hendikepuar pa shërbimet e Rudiger, Carvajal, Mendy, Camavinga dhe Alaba.

Vendasit do të jenë të kënaqur ndoshta edhe me një pikë, pasi do të mbanin distancën dhe do të bënin një hap të madh drejt titullit kampion.

Të ngajshme

Man City po përgatitet të shpenzojë 180 milionë euro për të nënshkruar me dy yje

Valjeta Turkaj

“Më dëgjoni”, tifozët e Barcelonës duan që një yll i Real Madridit të luajë për ta sezonin e ardhshëm

KushtrimGuraj

Probleme të mëdha për Tudorin para njërës prej ndeshjeve të sezonit për Juventusin

KushtrimGuraj