Telenews

Vonesa të autobusëve urban në Vranjevc qytetarët ankohen, përgjigjet mbeten të paqarta

Një numër qytetarësh nga lagjja Vranjevc në Prishtinë kanë ngritur shqetësimin për vonesat e shpeshta të autobusëve të trafikut urban, duke vështirësuar lëvizjen e tyre të përditshme.

Pas këtyre ankesave, ekipi ynë kontaktoi me disa punëtorë të Trafikut Urban. Ata pohuan se vonesat mund të shkaktohen nga kolona në komunikacion apo ndonjë aksident, por nuk dhanë një arsye të saktë për situatën.

Për më shumë sqarime, ata na drejtuan tek një numër që i përket ekipit të terrenit. Por kur kontaktuam këtë ekip, përgjigja ishte e ashpër dhe aspak profesionale: sipas tyre, “ankesat nuk merren nga qytetarët, por vetëm nga personat përgjegjës”.

Ky qendrim ngre pikëpyetje serioze për transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike. Në një kohë kur qytetarët kërkojnë shërbime më të mira dhe komunikim më të hapur, reagime të tilla vetëm sa rritin frustrimin dhe pasigurinë.

Ekipi ynë do të ndjekë më tej këtë çështje dhe do të kërkojë përgjigje zyrtare nga Trafiku Urban dhe autoritetet komunale.

Të ngajshme

Kosova lihet jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave në KiE

Valjeta Turkaj

Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Valjeta Turkaj

Rina Maloku merret në pyetje për rastin e bashkëshortit

Valjeta Turkaj