Telenews

Rina Maloku merret në pyetje për rastin e bashkëshortit

Hetuesit e Policisë së Kosovës e kanë ftuar për intervistim Rina Malokun, bashkëshorten e Festim I., i cili vdiq në rrethana të dyshimta të premten.

Bashkëshortja e Festim I. po merret aktualisht në pyetje nga hetuesit policorë në Prishtinë, ka mësuar Paparaci nga burime brenda Prokurorisë.

Burimet i thanë Paparacit se intervistimi i saj është duke u zhvilluar bazuar në urdhrin e prokurorit të rastit, i cili është duke e hetuar vdekjen e stilistit 34-vjeçar.

Paparaci ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës nëse është arrestuar Rina Maloku për rastin e të premtes

Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj.

Rasti është nën hetime në drejtim të veprës “Hetim mbi vdekjen”.

Festim I. u gjet pa shenja jete në banesën e tij pasditën e të premtes në afërsi të Rrugës B në Prishtinë.

Vdekja e tij u konstatua nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, tha Prokuroria Themelore në Prishtinë të hënën.

Policia tha të shtunën se viktima dyshohet se fillimisht e ka therur me thikë bashkëshorten e tij Rina Malokun dhe “më pas e ka goditur veten”.

Mediat raportuan të premten se rasti ishte denoncuar nga një ordinancë mjekësore në afërsi të banesës ku jetonte çifti, pasi Maloku kishte kërkuar ndihmë mjekësore aty.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 14 maj

Erzana Fazliu

Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore

KushtrimGuraj

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

KushtrimGuraj