Telenews

Costa sot në Prishtinë, takohet me Osmanin e Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, sot ( 14 maj)  do ta vizitojë Kosovën në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor.

Në agjendën e publikuar nga KE-ja thuhet se zyrtari i lartë evropian do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë për media duke filluar nga 0ra 16:40.

Ndërsa dy orë më pas duke filluar nga 18:40 parashihet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Të nesërmen, më 15 maj, i pari i KE-së do të shkojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë ku më 15 maj do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Evropës, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, të premten, më 16 maj, ai do të jetë bashkëorganizator i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.

Tema e këtij samiti është “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”.

Takimi do të përqendrohet në siguri dhe udhëheqësit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Evropës, të ndjekura nga tre tryeza të rrumbullakëta tematike.

Të ngajshme

Gjendet një trup në Dragodan, dyshohet të jetë nga lufta e fundit

Valjeta Turkaj

Trump me pesë kërkesa për udhëheqësin e ri të Sirisë

Valjeta Turkaj

Themelorja s’e pezullon vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, paralajmërohet ankesë në Apel

Valjeta Turkaj