Telenews

Trendafilova anulon konferencën në Kosovë, Rohde: Autoritetet të sigurojnë punën e gjykatës pa pengesa

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pasi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova u detyrua ta anuloj konferencën e paralajmëruar për dje, gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Rohde ka thënë se kjo ngjarje ngreh shqetësime të mëdha, shkruan lajmi.net.

“Anulimi i konferencës për shtyp pas presionit të veteranëve të UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund të kryejë punën e saj pa pengesa”, tha Rohde.

Trendafilova ka anuluar konferencën e saj, pasi veteranët kanë protestuar dje para hotelit ku pritej të mbahej kjo konferencë.

Dhomat e Specializuara konfirmuan se konferenca është anuluar për shkak të sigurisë publike.

Të ngajshme

Osmani para Costas kërkon t’i hiqen masat Kosovës dhe që aplikimi për anëtarësim të mos arkivohet

Donat Hashani

Hargreaves pas takimit me Trendafilovën: Mos të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës

Donat Hashani

Osmani e pret në takim presidentin e Këshillit Evropian

Donat Hashani