Telenews

Hargreaves pas takimit me Trendafilovën: Mos të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se e pati kënaqësinë të mirëpres mëngjesin e sotëm në takim Ekaterina Trendafilovën, kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me themelimin e kësaj gjykate në vitin 2016, Kosova demonstroi angazhimin e saj për të përcaktuar të vërtetën dhe për të ofruar drejtësi për të gjitha viktimat.

“Ashtu siç Mbretëria e Bashkuar mbështeti Kosovën në vitin 1999, ne vazhdojmë të mbështesim sundimin e ligjit në Kosovë dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara si një pjesë integrale të sistemit të saj ligjor”.

“Ne e njohim ndjeshmërinë e mandatit të gjykatës, por aftësia e saj për të komunikuar me popullin e Kosovës nuk duhet të pengohet. E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë”, ka shkruar Hargreaves.

Të ngajshme

Dyshohet se u keqpërdorën mbi 100 mijë euro në një çerdhe në Prishtinë, arrestohet një person

KushtrimGuraj

Gashi: Nuk shkojmë në zgjedhje, në fund do të kemi qeveri VV-PDK

KushtrimGuraj

Prokurori thotë se fotografitë që u gjetën në telefonin e Pantiqit vërtetojnë se kishte rol kyç në “Mbrojtjen Civile”

KushtrimGuraj