Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur optimist për mundësinë që skuadra e tij ende të luftojë për titullin në La Liga, pavarësisht se ndodhet në një situatë të vështirë në renditje.
Pas fitores dramatike 2-1 ndaj Mallorcas, trajneri italian tha se objektivi ishte të shmangnin humbjen e pikëve dhe të mos ia dorëzonin titullin Barcelonës pa luftë.
“Duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim çfarë ndodh,” u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.
Me këtë rezultat, Real Madridi arriti të shtyjë përkohësisht festën e Barcelonës, që do të shpallej kampione në rast se “Los Blancos” do të barazonin ose humbnin.
“Ne nuk donim t’ua jepnim La Ligën sot. Ata duhet të luajnë të enjten,” deklaroi më tej Ancelotti, duke shtuar se çdo gjë është e mundur në futboll.
Gjithsesi, trajneri italian tregoi sportivitet, duke pranuar: “Nëse fitojnë, do t’i përgëzojmë. Nëse jo, do të shohim çfarë do të ndodhë.”