Telenews

Spitalet midis objektivave të sulmeve ajrore izraelite këtë javë

Në vetëm një ditë këtë javë, dy spitale në Gaza u goditën nga sulme izraelite, sipas spitaleve dhe ekipeve të ndihmës së shpejtë.

Të martën, avionët luftarakë izraelitë hodhën gjashtë bomba njëkohësisht në Spitalin Europian në Khan Younis, duke vrarë 28 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi,

Dr. Tom Potokar, kirurg plastik i cili po punonte me organizatën ndërkombëtare humanitare Ideals në këtë spital, i tha BBC-së se shpërthimet kishin goditur drejtpërdrejt “pa asnjë paralajmërim”.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte kryer një “sulm preciz” ndaj terroristëve të Hamasit në një qendër komanduese dhe kontrolli, të cilën, sipas tyre, ndodhej nën spital.

Të vrarët dhe të plagosurit, sipas bbc, u transferuan në Spitalin Nasser në Khan Younis, i cili ishte goditur më herët të martën nga një tjetër sulm, duke lënë të vdekur dy persona, sipas burimeve mjekësore dhe dëshmitarëve okularë.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se Hamasi “vazhdon” të përdorë spitalet në Gaza për aktivitetet e tij – një akuzë e hershme nga Izraeli, të cilën grupi e mohon.

Të ngajshme

Komuna angazhon operatorë privat, nuk dihet çka do të ndodhë me “Pastrimin”

KushtrimGuraj

Krasniqi: Takimi te presidentja nuk solli përparim, por ishte një hap i duhur

KushtrimGuraj

PDK mban nesër konferencë për media, nuk tregon arsyen

KushtrimGuraj