Telenews

Krasniqi i drejtohet VV-së pas dështimit të 16-të: Ndërro kandidaten, nuk do t’i marrë asnjëherë 61 vota

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përsëritur kritikat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokim të proceseve institucionale dhe refuzim për të zgjidhur ngërçin politik.

Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, Krasniqi kërkoi që VV të tërheqë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, duke vlerësuar se vendimi për të insistuar me të njëjtën emër po mban peng vullnetin qytetar.

“Ky është serial i turpshëm i pengmarrjes institucionale që po e realizon VV-ja, me bllokimin jo vetëm të konstituimit, por edhe të krijimit të institucioneve sipas verdiktit të qytetarëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai theksoi se një muaj pas tentimit të parë për konstituim, vendi mbetet në të njëjtën situatë, për shkak të këmbënguljes së partisë në pushtet.

“Fiks një muaj më parë, jemi mbledhur këtu dhe jemi një muaj më vonë dhe shumë muaj pas zgjedhjeve, dhe jemi në bllokadën që po e mban partia në pushtet. Kjo është e tepërt”, tha ai.

Kreu i PDK-së theksoi se është e papranueshme që një kandidaturë të mbajë peng tërë procesin politik.

“Edhe një herë i bëj thirrje VV-së dhe deputetit Kurti ta ndërrojë kandidaten që i merr herë 55, herë 56, herë 53 vota sepse nuk do t’i marrë 61. Është e pakuptueshme se si një kandidat mund të jetë më i rëndësishëm se gati 1 milion qytetarë që kanë votuar”, përfundoi Krasniqi.

Të ngajshme

Komuna angazhon operatorë privat, nuk dihet çka do të ndodhë me “Pastrimin”

KushtrimGuraj

Krasniqi: Takimi te presidentja nuk solli përparim, por ishte një hap i duhur

KushtrimGuraj

PDK mban nesër konferencë për media, nuk tregon arsyen

KushtrimGuraj